Të shtëna me armë zjarri në ajër janë shënuar mbrëmjen e së hënës në sheshin e Laçit.
Ndërsa u mësua se autori është larguar nga vendngjarja. Nuk raportohet për të plagosur.
Konflikti ka ndodhur në afërsi të selisë blu në Laç. Sipas burimeve ka pasur një takim te kandidatëve të primareve të PD-së në selinë blu, ku dhe ka nisur sherri mes tyre.
Kandidatët e primareve të përfshirë në konflikt janë Alferd Dajci, Gjergj Oroshi, Behar Haxhiu, Lindita Toma. Sakaq nuk dihet ende se cili prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje rreth ngjarjes.