Rama takon fermerët në Lushnjë dhe Divjakë, zbulon objektivat për mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me fermerët e Divjakës dhe Lushnjës. Teksa inspektoi fushat e Myzeqesë, Rama tha se fokusi i qeverisë në mandatin e tretë mbeten fermerët dhe zhvillimi i bujqësisë duke synuar 1 mld euro eksporte.

Këtu jemi në Divjakë në një kompleks të madh serash prej 3.6 hektarësh nga ku shihet qartë investimi i në teknologji moderne që prodhon 15 mln fidanë. Ky fermer shqiptar furnizon me fidanë tregun vendas dhe të huaj’- tha kryeministri.

Ndër të tjera Rama dhe Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, veçuan se heqja e TVSH-së për imputet dhe atë të naftës rritën dhe fuqizuan fermerët duke zgjeruar aktivitetin e tyre dhe shtuar gamën produkteve.

‘Edhe heqja e TVSH-së së imputeve dhe e naftës ishte shumë pozitive. Kur erdhëm këtu, kjo zonë mbillej me jonxhë dhe grurë, tani është e gjitha me shalqi dhe perime’, – nënvizoi sipërmarrësi.

‘Janë mbështetur me heqjen e TVSH-së së makinerive dhe pajisjeve, ndërkohë duan ta shtojnë investimin dhe për këtë po bëhen gati për një tjetër aplikim’, – u shpreh ministrja Ekonomi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *