Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë se është në mesin e futbollistëve më të kompletuar që ka shkelur në fushën e lojës.
Ndërkohë që vazhdon të thyejë rekorde sa herë që luan, ai njëherësh tregon se është akoma i aftë për të luajtur në nivelet më të larta të futbollit.
Superylli i Portugalisë për herë të pestë është duke e mbajtur mbi supe përfaqësuesen e tij në kërkim të trofeut të vetëm që mungon në sirtarin e tij të tejmbushur, Kupën e Botës.
Që në minutën e tretë të ndeshjes ndaj Uruguajit, Ronaldo e konfirmoi veten në fushë me një pasim fantastik me shpatull drejt William Carvalhos, por goditja e tij shkoi mbi portë./