Tentoi që t’i ikte policisë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, sekuestrohen 7 mijë euro

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga, pasi policia italiane zbuloi se në makinën e tij kishte lëndë narkotike.

I riu tentoi që t’i ikte policisë, e cila ishte duke patrulluar në komunën Fidenza, në Parama. 30-vjeçari dukej se synonte të humbiste gjurmët e tij, duke përshpejtuar dhe ikur në rrugë të tjera fqinje. U realizua ‘një ndjekje e vërtetë’, nga karabinierët , e cila përfundoi pas disa qindra metrash, pranë stacionit hekurudhor.

30-vjeçar shqiptar, teksa dorëzonte menjëherë dokumentet, shfaqej tepër i shqetësuar, me arsyetimin se nuk kishte respektuar lejen e qëndrimit. Megjithatë, një kontroll më i detajuar çoi në zbulimin e rreth dhjetë doza kokaine, të paketuara dhe të gatshme për shitje, të vendosura nën frenat e dorës.

Droga u sekuestrua, së bashku me mbi 7000 euro pasi u cilësuan të ardhura të veprimtarisë së paligjshme, duke qenë se 30-vjeçari nuk ishte në gjendje të jepte të dhëna për asnjë aktivitet pune.

I arrestuari, i cili deri më sot ka një dosje të pastër, ka kaluar natën në qelitë e sigurisë së Karabinierëve në Fidenza, në dispozicion të organeve të drejtësisë, në pritje të gjykimit të vleftësimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *