“Ne po takohemi në Bukuresht në një moment kritik për sigurinë tonë dhe mesazhi i sotëm është i qartë: NATO është këtu, NATO është vigjilente”. Kështu deklaroi sekretari i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, në kongresin e Aspen. “Ne do ta mbështesim Ukrainën deri në fund, nuk do të tërhiqemi. Lufta e Putinit nuk na ka bërë të harrojmë partnerët e tjerë, si Gjeorgjia, Moldavia dhe Bosnje-Hercegovina të cilët ne do t’i mbështesim, në mënyrë që ata të mund të mbrohen,” shtoi ai. .