Keni probleme me baterinë e telefonit? Këto këshilla do t’ju ndihmojnë

Ju ka mbaruar sërish bateria e celularit, por keni atë email të rëndësishëm për t’iu përgjigjur? Ne kemi hapat më të rëndësishëm që mund të ndërmerrni për të kryer gjërat e nevojshme. Pra, ka disa gjëra që mund të bëni për të shmangur mbarimin e baterisë.

Gjeni aplikacionet që konsumojnë baterinë tuaj

Karikoni telefonin tuaj celular dhe bëni një test për konsumin më të lartë të baterisë. Karikoni plotësisht celularin tuaj dhe më pas kur të ketë mbetur 5%, trokitni lehtë mbi Cilësimet – Cilësimet e pajisjes – Bateria ose Cilësimet – Të përgjithshme – Përdorimi i baterisë. Në këtë mënyrë, do të zbuloni se cilat aplikacione e shkarkojnë shpejt baterinë tuaj.

Thuaji ‘jo’ ndriçimit automatik

Fikni funksionin “Automatic Brightness” në pajisjen tuaj, pasi në shumicën e rasteve është më shumë se sa ju nevojitet.

Mos e lini celularin me dridhje 

Modaliteti i kursimit të baterisë. Nëse e lini celularin me dridhje do të harxhojë më shumë bateri.

Shumica e pajisjeve kanë një funksion “Battery Saver”. Zgjidhni nivelin e baterisë në të cilin dëshironi të aktivizohet funksioni nga Settings – Battery – Battery Saver.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *