Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar dëshmorët dhe heronjtë, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Begaj shkruan se duhet mbajtur gjallë kujtimi dhe nderimi për sakrificën e tyre në shërbim të kombit.
“Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë.
Përulemi me mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre!
Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Begaj.