Protesta e PD më 6 dhjetor, Meta tregon nëse PL do i bashkohet tubimit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kryer homazhe sot te “Varrezat e Dëshmorëve” në kuadër të ditës së Çlirimit të vendit.

Në një prononcim për mediat, Meta ka deklaruar se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Më tej ai shton se në 6 dhjetor ne do jemi të gjithë për të brohoritur dhe një herë tjetër që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Pyetje: A do i bashkohet PL në protestën e 6 dhjetorit PD?

Ilir Meta: Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, çlirimit e lirisë. Dhjetori po kështu për të gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë e liridashës është muaji i demokracisë, edhe muajii Evropës. Pa asnjë diskutim që në 6 dhjetor ne do jemi të gjithë për të brohoritur dhe një herë tjetër që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Një vend të lirë ku t’i jepet fund kapjes së shtetit e instalimit të mafies në pushtet. Një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për tu anëtarësuar në BE.

Ne i jemi shumë mirënjohës BE që pavarësisht nga mungesa e vullnetit politik të qeverisë aktuale që ka bërë çdo gjë për të minuar çeljen e negociatave mori një vendim për shkak dhe të zhvillimeve më të fundit në kontinent, duke vendosur në plan të parë rëndësinë gjeopolitike të përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perendimor e ne jemi të bindur që kjo kërkon angazhim të gjithë forcave të brendshme për të përshpejtuar reformat që të ecë me meritë e të jetë shembull për demokracinë, shtetin ligjor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *