Anëtarët e një grupi kriminal shqiptar në Manchester të Anglisë, janë dënuar me 50 vite burg pasi policia zbuloi mënyrën sesi ata drejtonin trafikun e kokainës në qytet.
Mediat e huaja raporotjnë se të arrestuarit, shpërndanin kokainë me anë të ngritjes së qendrave telefonike nga ku klientët porosinin lëndën narkotike dhe korrierët shqiptarë e shpërndanin.
Në prangat e policisë kanë rënë pesë anëtarët kryesorë të grupit që vepronte prej kohësh në Manchester dhe vlera e tregut të kokainës që kontrollonin e kalonte shifrën e 2 milionë paundëve.
Dënimet për secilin prej të arrestuarve:
Grupi u shpërbë pas një hetimi të gjatë dhe kompleks nga “Lancashire Constabulary”. Pesë anëtarët kryesorë u burgosën pasi u shpallën fajtor dhe dënuan për furnizimin me drogë e cilësuar si e klasit A, pas një gjyqi që nisi në fillim të këtij viti. Lojtari kryesor i grupit sipas mediave britanike, ishte Bekim Hasmegaj, 35 vjeç, banues në Marchëood Close, Blackrod.
Ai u dënua me 10 vjet burg. Albi Hoxhaj, 25 vjeç, i cili punonte në qendrën e thirrjeve, u burgos për pesë vjet e 10 muaj. Klevis Prenci, 33 vjeç, banues në Lee Lane, Horëich, u burgos me katër vjet e dy muaj. Ai u dënua më herë me burgim prej tre vitesh e nëntë muajsh për posedim me qëllim furnizim.
Ai konsiderohej si njeriu kyç në grupin e shpërndarjes pasi ishte përgjegjës për ndarjen e drogës në porcione, mbledhjen e parave dhe furnizimin e korrierëve. Altin Nikolli, 37 vjeç, nga Anglebank, Horëich, u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg. Ai ishte i përfshirë në stafin e qendrës së thirrjeve. Ai merrej me strehimin dhe kujdesin për korrierët e rinj. Aurel Hila, 39 vjeç, luajti një rol më të vogël për bandën.
Ai u largua nga vendi dhe u dënua në mungesë të tij për pesë vjet. Pesë të tjerë që vepronin si korrierë u dënuan më parë me 14 vjet e dy muaj gjithsej për posedim të drogës me qëllime përfitimi.
Afati total i burgut është 48 vjet e 2 muaj. Gjatë hetimeve, prokurorët e përshkruan operacionin si “i ngjashëm me një kompani taksish” me linja telefonike që funksionojnë 24/7.
Rosalind Scott-Bell e përshkroi ndërmarrjen “si një biznes familjar”, duke shtuar:
“Është e qartë se furnizimi i drogës ishte i shkëlqyeshëm dhe i shpejtë”. Detektivja Fiona Jackson, nga Policia e Lancashire , tha: “Këto dënime të rëndësishme vijnë si rezultat i një hetimi kompleks nga oficerët dhe stafi ynë dhe unë do të doja t’i falënderoja ata për profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur në rrëzimin e këtij grupi të krimit të organizuar. Ne do të vazhdojmë të ndjekim pa pushim ata që janë të përfshirë në krimin e organizuar, duke ndërprerë dhe çmontuar operacionet e tyre”.
“Ne do të sigurojmë që personat e përfshirë në krim të rëndë dhe të organizuar të mos përfitojnë financiarisht nga aktivitetet e tyre duke sulmuar financat e tyre, duke e bërë më të vështirë lëvizjen, fshehjen dhe përdorimin e produkteve të krimit”, tha ajo.