Akuzohet për prodhim lëndësh narkotike, në pranga 31-vjeçari shqiptar në AngIi(Emri)

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe pret gjykimin në Gjykatën e Bradford Crown, seancë e cila është caktuar më 15 shkurt, ndërkohë që akuzohet për prodhim të lëndëve narkotike.

Anduel Rupo, 31 vjeç, ndodhet në burgun e Leeds për veprën që dyshohet se është kryer në Westgate, Bradford, më 30 tetor të këtij viti.

Gjykatësi Jonathan Rose caktoi datën e gjykimit të tij sot kur një përkthyes do të jetë i pranishëm për të ndihmuar të pandehurin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *