Xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë. Faik Martinaj, beson se kufoma e Ervisit është zhdukur nga kundërshtarët.
“Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eliminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai. Faik Martinaj në emisionin “Pa Gjurmë” ka deklaruar se ekzekutimi i Martinajn ka ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Ky i fundit tha se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen. “Ervisi më dërgoi mesazh më 9 gusht, rreth orës 19:23, na përshëndeti, s’na tha ku ishte” shtoi Faik Martinaj.