Pas lajmit se xhubleta është shqiptare është regjistruar në UNESCO, ka reaguar Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim uron ministren e kulturës, Elva Margariti, ndërsa thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë.
“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime!
@ElvaMargariti”, shkruan YTuri Kim ne Twitter.
Veshja shqiptare 4 mijë-vjeçare, xhubleta është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi si dhuratë për 110-vjetorin e pavarësisë.
Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.
Prodhimi i xhubletës ka ndalur në vitet ‘50-60. Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruante në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e gruas malësore.