Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë sot në Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Kali Trojës” në qytetin bregdetar.
I plagosuri është identifikuar si shteasi Klodian Toska, i moshës 40 vjeç.
Mësohet se ai është përfshirë në një sherr me një tjetër person, ku nuk ka munguar as pëdorimi i armëve të ftohta.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia që ka mbërritur shpejt në vendngjarrje ka bërë shoqërimin e personave të konfliktuar.
Për këtë çështje, ka nisur edhe hetimi rreth konfliktit.
/Priza.al/