E quajti artiste “leckë”, Antonela i përgjigjet Big Mamës

Pjesëmarrja Big Mamës javën që lamë pas në emisionin “Zemër Luana” nuk kaloi pa bërë zhurmë.

Në një nga lojërat e zhvilluara, këngëtarja risolli edhe një herë në vëmendje debatin me ish-banoren e ‘BBV’ Antonela Berishën, duke u shprehur se nuk e duron dot. Jo vetëm kaq, por ajo tha se as si artiste nuk e konsideron dot, pasi fyen artistët e vërtetë.

Në lidhje me këtë deklaratë, së fundmi ka reaguar edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”.  Me anë të disa shkrimeve në Instastory, Antonela u shpreh se nuk ka dashur të komentojë deklaratat ku përmendet emri i saj, por që sipas saj kishte pak minuta kohë dhe mund t’ia lejonte vetes të jepte disa leksione falas.

Përpos kësaj, ajo ka bërë tre shkrime të gjata, ku ndër të tjera ka përmendur edhe “Top Festin” e 2005-të, duke ironizuar kështu Big Mamën, pasi sipas Berishës ai është viti i vetëm ku artistja njihet.

E për ta përmbyllur, me këngën e Big Mamës “Kot e kot”, Antonela e ka thumbuar këngëtaren duke u shprehur se e xhelozon: “Ti kot e kot xhelozon në mua.”

Kujtojmë që, sherri midis Antonela Berishës dhe Big Mamës ka nisur që më herët, ku vajzat ishin konkurrente në “Big Brother Vip”.

Debati i ashpër me Antonelën u bë shkak që Big Mama të largohej nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Gjithçka nisi për shkak të një sharjeje në serbisht, siç Antonela akuzoi Big Mamën se e kishte përdorur brenda ambienteve të shtëpisë.

Debati degradoi deri në atë pikë, sa Big Mama shpërtheu në ofendime para kamerave dhe kërkoi me dëshirën e saj të plotë të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *