Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Arilena Ara publikoi këngën më të re që mban titullin “Dashuria ime”.
Muzika është realizuar nga Darko Dimitrov ndërsa për tekstin është kujdesur Timo Flloko. Krahas këngës, një vëmendje të madhe ka marrë dhe klipi i thjeshtë, në të cilin artistja shfaqet pa grim në fytyrë. Fansat e kanë vlerësuar se është shfaqur shumë natyrale.
“E vetmja këngëtare që del pa makeup, shumë natyrale, jo çdokush e ka guximin dhe talentin e Arilenës”. “Këngë, art me plot kuptimin e fjalë, ke dalë në klip pa grim. Yll i vërtetë, siç është dashuria e vërtetë”,- shkruajnë disa ndjekës.