Zbardhen emrat e 5 punonjësve të Departamentit të Administratës Publike (DAP)-it për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste në lidhje me sulmet kibernetike pas të cilave fshihet Irani.
5 punonjësit akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Alketa Sula–Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
Altin Sallaku–Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
Rudina Llagami-Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
Igli Lubonja–Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
Albi Gjeka-Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.
Burimet për mediat bëjnë me dije se hackerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar.
Kujtojmë se ditët e fundit hackerat kanë publikuar e-maile të kryeministrit Edi Rama, listën e punonjësve të SHISH-it apo dhe targat e makinave. Sistemet shtetërore në vendin tonë u sulmuan nga hakerat iranianë në fund të muajit korrik dhe gjithashtu në muajin shtator.