Pak ditë para protestës së 6 dhjetorit, Meta shkon në selinë e PD

Kreu i Partisë së Lirisë ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike pak minuta më parë.

Meta pritet të takohet me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa në seli ka hyrë edhe nënkrytari i PL, Petrit Vasili. Takimi vjen vetëm pak ditë para protestës që Berisha ka paralajmëruar më 6 dhjetor, ditë kur Bashkimi Europian do të mbajë samitin me vendet e rajonit në Tiranë.

Vetëm një ditë më parë, Meta ka konfirmuar se PL do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit që ëstë thirrur nga PD.

“Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet”, deklaroi Meta

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *