Ra nga shtylla e tensionit, ndërron jetë pas disa orësh elektriçisti nga Gjirokastra

Ka ndërruar jetë elektriçisti 63 vjeçar nga Gjirokastra, i cili ra nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën.

Viktima është identifikuar si Gëzim Çabej. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Gërhot të Gjirokastrës.

Mësohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.

Kujtojmë se u plagos edhe një koleg i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në katër muajt e fundit, ky është elektriçisti i katërt i OSHEE Gjirokastër që humb jetën në krye të detyrës duke shënuar bilancin më të rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *