Anxhela Peristeri nuk mori çmim në ‘Eurovision’ por paska rrëmbyer zemrën e dikujt…

Anxhela Peristeri na përfaqësoi denjësisht në ‘Eurovision 2021’ edhe pse nuk u klasifikua në vende të rëndësishme, por duhet thënë në këto raste  se rëndësi ka pjesëmarrja. Në lidhje me përformancën e Anxhelës komentuan jo vetëm mendiat tona por edhe ato ndërkombëtare.

E ftuar në një studio televizive, bashkë me këngëtarin Ardit Çuni kanë treguar një sekret të vogël që nuk e kishte rrëfyer nga eksperienca e saj e veçantë në Holandë.

Këngëtari Çuni ka treguar se Anxhela Peristeri ka rrëmbyer zemrën e këngëtarit të Polonisë, Rafal i cili mesa duket e ka pëlqyer këngëtaren shqiptare dhe shkonte për ta takuar shpesh.

“Ishte një skenë shumë e bukur që Anxhela nuk e ka parë. Anxhela po grimohej në dhomën e grimit se ne kishim dressing room-in tonë me flamurin dhe një nga miqtë e mi në Eurovizon më thotë që dikush po pret tek dera juaj. Shoh që ishte Rafal. Rrinte mbrapa derës dhe i binte derës. Ka qëndruar aty 5 minuta”, ka treguar Ardit Çuni duke qeshur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *