Mos i hidhni gjethet e brokolit! Ja çfarë vlerash ushqyese përmbajnë

Brokoli na ofron shumë vlera ushqyese. Kjo perime mund të ndihmojë pacientët diabetikë që të mbajnë nën kontroll glukozën. Një grup studiuesish kanë identifikuar një përbërës të pranishëm te brokoli që duket të jetë i dobishëm në luftimin e sëmundjes. Interesante për kërkimin farmakologjik është qasja me të cilën shkencëtarët në Universitetin Lund në Suedi kanë arritur të zgjedhin molekulën e pranishme në brokoli si një trajtim të mundshëm.

Gjatë fazës së rritjes, brokoli shoqërohet me gjethe të mëdha të cilat hiqen për ta bërë tufën e brokolit më të paraqitshme për konsumatorin por barishtet e brokolit janë një pasuri më vete. Ato përmbajnë fibër, vitaminë A, thiaminë, niacinë, kalçium, hekur, selenium, vitaminë C, riboflavin, folat, kalium e të tjerë. Të ngopin shpejt dhe përmbajnë pak kalori. Gjethet e brokolit kanë shije të ngjashme me perimen, mund të hahen të gjalla, të kavërdisen, të zihen apo të piqen.

Gjethet e brokolit ofrojnë shumë vitamina dhe minerale dhe konsiderohen një ushqim i mrekullueshëm. Falë vitaminës C, ato rekomandohen kundër qelizave të dëmshme. Gjethet e brokolit ndihmojnë zorrët të lëvizin rregullisht duke shmangur probleme me tretjen. Nuk përmbajnë yndyrë dhe mund të hahen rregullisht pa shtuar në peshë. Ato mund t’i përfshini në sallata të ndryshme.

Duke konsumuar ushqime të shëndetshme siç është brokoli, gjethet, kërcelli e të tjerë, ndihmoni organizmin të vetë pastrohet dhe të mos kthehet në një vatër inflamacioni. Brokoli dhe gjethet e tij ulin natyralisht nivelet e kolesterolit dhe sheqernave në gjak. Të gjithë ushqyesit që gjenden tek gjethet e brokolit janë të dobishëm për të shmangur problemet që i kanosen shëndetit të syve.

Gjasat e formimit të perdes së syrit janë më të pakëta nëse konsumoni ushqime të pasura me luteinë dhe zeaksanthinë, siç është brokoli dhe gjethet e tij. Shumica prej prindërve, i kanë parë fëmijët e tyre tek tundin kokën kur u duhet të hanë brokoli ose lakër. Nëse refuzimi i tyre për të ngrënë perime që janë të pasura me kalcium, proteina, vitamina e minerale vazhdon për një kohë të gjatë mund të ketë rrezik që fëmija të mos zhvillohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *