Grindje mes Rita Orës dhe Rihanna-s? Ja çfarë thotë artistja shqiptare

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka komentuar së fundmi “grindjen” me artisten e famshme, Rihanna-n. Ajo zbuloi në një intervistë se si qëndronte e vërteta.

Kujtojmë se Rita dhe Rihanna kanë qenë pjesë e “Roc Nation” dhe këngëtarja me orgjinë shqiptare ka paditur shtëpinë diskografike asokohe pasi nuk e lejuan të bënte më shumë se një album. “Pse nuk po dilte muzika?”, u pyet Rita nga gazetari.

 “Nuk e di”, theksoi Rita Ora. “Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e fshinë atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”,- u shpreh këngëtarja.

“Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihanna-s, ajo ishte padyshim artistja më e njohur e cila po refuzonte fillimisht të gjithë muzikën dhe më pas do të merrte këngët që ishin kompozuar në studio”,- tha gazetari.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”,- theksoi ndër të tjera këngëtarja e njohur, Rita Ora.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *