Suplementet ushqimore mund të duken si një zgjidhje e lehtë për të siguruar që ne të marrim të gjitha vitaminat që i nevojiten trupit, por ekspertët ende këmbëngulin që marrja ideale e vitaminave është nëpërmjet një diete të shëndetshme.
Suplementet e vitaminave janë sigurisht një mënyrë e përshtatshme për të siguruar mjaftueshmërinë, megjithatë vitaminat e “prodhuara” nuk janë të së njëjtës cilësi si ato që gjenden natyrshëm në ushqim.
Për shembull, ju mund të merrni një kapsulë vaji të mëlçisë së merlucit, por ngrënia e peshkut me vaj siguron që ju të keni kontrollin saktësisht të asaj që po merrni. Prandaj, zgjidhja e marrjes së sasive të nevojshme të vitaminave nuk është marrja e suplementeve nga farmacitë, por ndjekja e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.