Në prag të ndeshjes vendimtare Serbi-Zvicër, e cila do të zhvillohet në datën 2 dhjetor, qendërsulmuesi i Serbisë, Dusan Vlahoviç ka folur në konferencën për shtyp, ku ka treguar për formën e tij fizike përpara ndeshjes.
“Jam gati të jap gjithçka që Serbia të shkojë në raundin tjetër. Ne do të japim maksimumin, mund ta bej këtë premtim. Besoj shumë tek ne. Nuk ka problem mes meje dhe trajnerit, jam gjithmonë gati edhe me një këmbë. Nëse më duhet të qëndroj në stol për të mirën e skuadrës, atëherë do të qëndroj në pankinë pa probleme.”,- është shprehur Vlahoviç, gjatë konferencës.