Kreu i PD Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme mbi protestën e 6 Dhjetorit, teksa ka thënë se demokratët do jenë në shesh për të protestuar kundër kryeministrin Rama të cilin e cilësoi si një armik të betuar të vlerave evropiane dhe regjimit të tij.
Berisha sakaq u bëri thirrje demokratëve që e kanë për detyrë që të marrin çdo masë për tu gjendur në bulevard në orën 12 ku sipas tij do zhvillohet një protestë e paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës
“Ne do jemi në shesh për të protestuar kundër armiku të betuar të vlerave evropiane, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi në dalim me datën 6 për tu thënë liderëve të Europës se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky është armik i gjithë vlerave themelore, votës së lirë, të drejtave të shqiptarëve, kulturës së tyre, fondeve të tyre e të ardhmes së tyre. Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur kush më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama.
Më 6 dhjetor ai që i thotë vetes shqiptar nuk mund të jetë askund tjetër përveç se në protestë kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet. Çdo demokrat e ka për detyrë të marrë çdo masë e çdo përpjekje për tu gjendur në orën 12 në bulevardin Dëshmorët e Kombit në një protestë të paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës.
Sot ne jemi populli i gomoneve, kur mbyll sytë një europian dhe dëgjon emrin shqiptar, gjëja e parë që i shkon ndërmend janë gomonet e La Manshit. Një udhëtim tmerrësisht i rrezikshëm, me më shumë shqiptarë se çdo komb tjetër. Nëse sot u bëmë populli i gomoneve, kjo u bë nga Edi Rama, në 7 vite ai ka rekordet më të zeza në qeverisje. Ka përzënë 744 mijë shqiptarë, kjo do të thotë ka përzënë të ardhmen nga Shqipëria. Mbi 500 mijë nga këta janë të rinj dhe fëmijë, ai ka grabitur të ardhmen”, u shpreh Berisha.