Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me dhunimin e drejtorit të OSHEE-së në këtë qytet Edmir Përndreca.
Sipas Bluve, Përndreca ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin kur është goditur nga një mjet nga mbrapa. Ai ka zbritur nga makina për të parë nëse mjeti kishte marrë dëmtime.
Në momentin që Përndreca ka dalë nga makina, kanë zbritur edhe personat që ndodheshin në makinën tjetër dhe e kanë dhunuar fizikisht. Përndreca ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.
Dhunuesit janë ende të lirë.
Lezhë / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.
Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.