Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lezhë mbrëmjen e sotme, ku drejtori i OSHEE-së në këtë qytet, Edmir Përndreca është dhunuar nga disa persona.
U bë e ditur se Drejtori Përndreca ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.
Policia ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë dhunuesit janë ende të lirë.