Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Luis Enrique para ndeshjes së fundit të Spanjës në grupet e Kupës së Botës, Luis Enrique u është përgjigjur gazetarëve për një pyetje rreth Brazilit.
“A përfundoni i dyti për të shmangur Brazilin në çerekfinale? Ne kemi menduar për këtë dhe është e kotë të spekulojmë sepse mund të eliminoheni në pesëmbëdhjetë sekondat e fundit. Ne duam të përfundojmë të parët. Nuk po shikojmë rivalët tanë në 1/16 ose Brazilin në çerekfinale.
Në sportin e nivelit të lartë nuk ka spekulime. Për të fituar një Botëror duhet të fitosh kundër të gjithëve që të dalin para dhe ky është qëllimi. Nuk kam frikë nga Brazili”, është shprehur ai.