Franca u mund 1-0 nga Tunizia, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Katarit. Një disfatë që nuk krijon asnjë problem, pasi “Gjelat” e kishin siguruar kualifikimin. Pas takimit, ka folur trajneri i francezëve, Dider Deschamps.
“Goli i anulluar i Francës- Nuk e di, ndoshta ka një pozicion jashtë loje.Barazimin e meritonim. Kemi pasur disa vështirësi me zgjedhjet që bëra, por ishte diçka që duhej. Lojtarët ishin në rrezik, kishim luajtur dy ndeshje me intensitet të lartë. Qëllimi është arritur, tani do të rikuperojmë , më pas do të fillojë një kompeticion i dytë” – Tha ai.