Ushqimet që nuk duhet të hani para gjumit

Përveç ushqimeve që mund të prekin çdo individ për shkak të disa intolerancave, ka edhe ushqime apo pije që duhen shmangur gjatë natës, pasi mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe shëndetin tonë të përgjithshëm. Ja për cilat ushqime bëhet fjalë:

Kafe

Nuk na habit fakti që kafeja është në këtë listë. Të gjithë e dimë që kafeja të “zgjon”, prandaj e konsumojmë kur ngrihemi nga shtrati në mëngjes. Për të mos prishur cilësinë e gjumit, ekspertët thonë se kafeja nuk duhet të pihet më vonë se ora 4-5 e pasdites.

Çokollata

Përveç kafesë, dhe çokollata ka kafeinë. Çokollata është mjaft stimuluese: 3 katrorë çokollatë përmbajnë 23 mg kafeinë, që është ¼ e kafeinës që përmban një filxhan kafeje. Pra, mos u jepni fëmijëve çokollatë gjatë natës! Ata nuk do të flenë lehtë.

Ushqimet e nxehta

Ushqimet e nxehta duhen shmangur para gjumit pasi ka shumë të ngjarë të shkaktojnë shqetësime në stomak dhe zorrë dhe të ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë.

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura i bëjnë dëm të shumëfishtë organizmit tonë, veçanërisht nëse i konsumojmë gjatë natës. Ushqimet shumë të yndyrshme marrin më shumë kohë për t’u tretur. Pra, nëse hamë diçka të skuqur vonë natën, trupi do të fillojë të përpunojë ushqimin që e vështirëson sistemin tonë të tretjes, duke prishur kështu procesin e gjumit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *