Shkencëtarët hakojnë trurin e mizave për t’i kontrolluar nga distanca

Studiuesit në Universitetin Rice kanë treguar se si mund të hakojnë trurin e mizave për t’i kontrolluar ato nga distanca.

Mizat kryen një veprim specifik brenda një sekonde pas dërgimit të një komande te disa neurone në trurin e tyre.

Ekipi filloi duke modifikuar gjenetikisht mizat në mënyrë që ato të shprehnin një kanal të caktuar jonesh të ndjeshëm ndaj nxehtësisë në disa prej neuroneve të tyre. Kur ky kanal ndjente nxehtësinë, ai aktivizonte neuronin.

Shkaku i nxehtësisë erdhi në formën e nanogrimcave të oksidit të hekurit të injektuara në trurin e insekteve.

Kur një fushë magnetike ndizet aty pranë, ato grimca nxehen, duke shkaktuar që neuronet të ndizen dhe miza të marrë pozicionin e krahëve të hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *