Argjentina, Polonia dhe Australia ishin 3 ekipet që siguruan një biletë për në raundin tjetër të Kupës së Botës, ditën e djeshme, ndërkohë që Franca e kishte siguruar më herët kualifikimin.
Ndërkohë dita e sotme ka rezervuar 4 duele të tjera emocionuese.
Në fushë do të zbresim emra “big” si Spanja dhe Gjermania. Ndërkohë që përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Kroacisë dhe Belgjikës.
Në orën 16:00, do të zbulohen 2 sfidat e Grupit F, mes Kanadasë dhe Marokut dhe Kroaci-Belgjikë, ndërkohë mbrëmja do të kulmojë me Kosta Rikë–Gjermani dhe Japoni-Spanjë.
Të katërta këto duele janë për t’u shijuar dhe jetuar./panoramasport