Fushata e Balenciaga-s ka ndezur jo pak diskutim në mbarë botën. Shtëpia e modës publikoi disa foto fëmijësh të vegjël që pozonin me çanta në formë arushë pelushi në duar, të cilit ishin të veshur me “veshje robërie”.
Yje botërorë që kanë bashkëpunime me Balenciaga-n, si Kim Kardashian, Dua Lipa apo Bella Hadid, u përballën me akuza nga ndjekësit e tyre, për mos-reagimin nga ana e tyre. Megjithatë, pas disa ditësh heshtje, ata reaguan.
Së fundmi, një tjetër personazh i njohur shqiptar, reperja Loredana Zefi, ka reaguar në lidhje me skandalin e shtëpisë luksoze të modës. Teksa ka ndarë një video nga videoklipi i ri i saj muzikor, Loredana shihet e veshur me Balenciaga, por në pamjet e postuara duket se reperja e ka “fshirë” emrin e markës, duke mos e lënë të dukshëm.
Këtë e ka evidentuar edhe vetë Loredana, e cila në seksionin e komenteve iu ka sqaruar ndjekësve dhe fansave të saj që “Balenciaga është fshirë (blur).” Kujtojmë se Bella Hadid ka fshirë postimet e fushatës së saj të fundit me Balenciaga-n nga profili i saj në Instagram.
Gjithashtu Kim Kardashian ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, ku shprehej se ishte “neveritur dhe e indinjuar” nga fushata reklamuese e shtëpisë së modës. Teksa tha se “po vlerësonte” bashkëpunimin me ta, së fundmi është raportuar se Kim Kardashian ka refuzuar një fushatë të vitit 2023 me Balenciaga-n.