Protesta e 6 dhjetorit, Rrumbullaku takohet me përfaqësues të PD, ja çfarë u diskutua

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Muhamet Rrrumbullaku thirri në takim disa përfaqësues të PD-së për t’i sqaruar arsyet e refuzimit të kërkesës për protestë para kryeministrisë me 6 dhjetor.

Një nga përfaqësuesit e PD-së, Çlirim Gjata ka thënë për mediat se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore dhe nuk do të ndalet për asnjë arsye. Ai pohon se do jetë një protestë që do t’u tregojë partnerëve ndërkombëtarë për korrupsionin që po bën kjo qeveri.

“Policia do të jetë në thyerje të rëndë të Kushtetutës dhe të akteve ndërkombëtare për të drejtën e protestës. Do i tregojë të gjithë partnerëve ndërkombëtar që unë nuk jam një polici e një vendi demokratik, jam polici në shërbim të një njeriu, të pushtetit të një njeriu dhe këtë gjë do ta kuptojnë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që do të vijnë atë ditë. Ne do të bëjmë protestën tonë paqësore”, tha Gjata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *