Dihet tashmë që Rudina Dembacajn dhe Arbana Osmanin i lidh dhe i ndan dikush. Bëhet fjalë për partin e Arbana Osmanit, Eduart Grishaj që ka qenë i fejuar i Rudina Dembacajt vite më parë. Por ndarja e tyre duket se nuk ka qenë e paqtë. Përveçse nuk kanë folur asnjëherë për njëri-tjetrin, Rudina nuk ka kursyer thumbat për Arbana Osmanin duke u shprehur se:
“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht”– ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur. Por duket se partnerja e re e ish-bashkëshortit të saj me të cilin ka dhe një vajzë, Aleksit nuk mendon njësoj për Arbanën.
Ajo së fundmi ka parë filmin “Sofia” të realizuar nga Eduart Grishaj ku aktron edhe Arbana Osmani dhe madje e ka vlerësuar e duartokitur.
“Më në fund një film me vlera”, ka shkruar ajo. Por Rudina Dembacaj është zgjuar sot në humor, duke dëgjuar këngën e famshme “Rudina” e duke kënduar “O Rudina ti pse më le, pse më fute të gjallë në dhe”./albeu