Bonusi i fundvitit, Rama: Pensionistët do marrin 5 mijë lekë, 11 mijë për familjet në nevojë

Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë se mbi 695 mijë pensionistë do të marrin bonus 5 mijë lekë dhe të gjithë pensionistë me pension invaliditeti 11 mijë lekë. Ndërsa, paketa e gjitha do të jetë 4.3 mld lekë.

Rama shtoi se duke nisur nga viti që vjen qeveria do të ndihmojë në janar nënat me 3 fëmijë, të cilave do t’ju paguajë siguracionet shoqërore sikur janë në punë.

“Po fillon lëvrimi i banuesit për pensionistët për 5000 lekë të reja. Edhe pse kemi pasur vështirësi që dihen për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerë. Kemi pasur një dialog intensiv do akordojmë edhe plus 6000 lekë të tjerë që shkojnë në 11000 mijë lekë të vjetra si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogu që kemi zhvilluar. Do mbështesim 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Mbeten në vëmendje për tu mbështetur edhe me bosin e fundvitit. Kemi marrë edhe vendimin që nga janari të aplikojmë një tjetër masë të konsultuar me publikun për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur”, ka thënë Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *