“Gjykata vërtetoi Kuvendin e 11 dhjetorit”/ Berisha: Nëse merret vendim tjetër, atëherë është vepër e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se gjykata ka vërtetuar Kuvendin e 11 dhjetorit dhe ka miratuar statutin dhe procesverbalin e tij.

Berisha deklaroi se jashtë këtij vendimi ka vetëm një emër që është Edi Rama, ndërsa shtoi se kjo çështje ka të bëjë me ekzistencën e Partisë Demokratike pasi sipas tij kryeministri kërkon me çdo kusht që flamurin e forcës që përmbysi diktaturën t’ia japë një “vegle 2 përqindëshe” dhe të asgjësojë këtë forcë.

Ai shtoi se nëse Rama kërkon t’i asgjësojë atëherë edhe ata do bëjnë gjithçka për ta asgjësuar, ndërsa tha më tej se Rama ka urdhëruar gjykatën të mos e regjistrojë vendimin në një akt anti-kushtetues për të zhdukur Partinë Demokratike.

“Ne nuk kemi asnjë problem me gjykatën, ajo ka vendosur, ka vërtetuar kuvendin e 11 dhjetorit, ka miratuar statutin, procesverbalin e atij Kuvendi. Jashtë këtij vendimi gjithçka tjetër ka vetëm një emër dhe ky quhet Edi Rama, demokratë kjo është një çështje për ekzistencën ose jo të Partisë Demokratike, kjo është një çështje për jetën ose vdekjen e saj. Rama do me çdo kusht që flamurin tonë, që përmbysi diktaturën komuniste t’ia japë një vegle 2 përqindëshe dhe të asgjësoje PD-në në një akt të verbër hakmarrjeje.

Unë nuk jam dakord të dorëzojmë flamurin, nëse ai kërkon të na asgjësojë edhe ne do bëjmë gjithçka ta asgjësojmë. Çdo demokrat duhet të jetë i përgatitur, Sali Berisha nuk është i prirur të dorëzojë flamurin e PD-së, nuk është çështje kjo. Gjykata ka vendosur, Rama e urdhëron të mos e regjistrojë në një akt anti-kushtetues, Rama i bën të gjitha këto për të na zhdukur ne. Tani do që t’i japë këtë goditje pluralizmit dhe ta shndërrojë në një pseudo-pluralizëm. Ne vijmë te ekzistenca jonë, kemi 1000 arsye të ekzistojmë. ata që u përpoqën, ata janë mafie, nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e lirisë. PD ka mision përmbysjen e monizmit të Edi Ramës, flamurin nuk ia dorëzojmë kujt ne, të përgatiten për betejë si të duan”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *