Zgjimi në mëngjes para gjithë të tjerëve është diçka që do të ndryshojë mënyrën se si e shikoni jetën. Sigurisht që disa gjëra që i dëgjoni që në moshë shumë të re mund të përfundojnë të jenë mjaft të mërzitshme: si të thuash sa mirë është të zgjohesh herët në mëngjes. E megjithatë ndonjëherë klishetë janë shumë korrekte dhe thonë diçka shumë të dobishme.
Të zgjohesh shumë herët, para gjithë të tjerëve, është e vështirë. Nëse nuk keni një arsye për ta bërë, atëherë nuk do ta bëni. E megjithatë duhet ta vendosni në orarin tuaj sepse kështu do të jeni jo vetëm më punëtor por edhe më plot oreks për jetën. Nuk është diçka për t’u frikësuar.
Dua të zgjohem çdo ditë në 5 të mëngjesit. Pse dua të zgjohem çdo ditë në 5 të mëngjesit? Dua të kem më shumë kohë. Pse dua të kem më shumë kohë? Unë dua të ushtrohem. Pse dua të ushtrohem? Për të pasur më shumë energji për ditën time. Pse dua të kem më shumë energji për ditën time? Që të jem produktiv në punë por edhe të kem një jetë personale. Dhe kështu me radhë…E rëndësishme është të kuptoni se e gjithë kjo do të ketë pasoja në jetën tuaj të përditshme. Si me të gjitha zgjedhjet në jetë, ju fitoni diçka dhe humbisni diçka. Ju duhet të peshoni të mirat dhe të këqijat dhe të vendosni nëse ajo që humbni vlen më pak se ajo që fitoni.
Të jesh një person i mëngjesit të jep privilegjin të kesh disa orë në ditë për të bërë çfarë të duash. Në mëngjes truri juaj funksionon më mirë veçanërisht nëse doni të angazhoheni në punë mendore. Është konstatuar se shumica e shkrimtarëve shkruajnë në orët e mëngjesit. Ajo që fitoni, pra, janë orë të përqendrimit me veten tuaj më produktive.