Moti i ftohtë nuk kërkon vetëm rroba të ngrohta por dhe ushqim të mirë pasi trupi përjeton ndryshime në nivelet e energjisë dhe metabolizmit.
Më poshtë ju kemi sjellë disa nga llojet e ushqimeve që duhet të hani, kur jashtë bën ftohtë, që të jeni gjithmonë të shëndetshëm në atë çfarë konsumoni.
Perime që rriten në dhe
Prodhimet vendase janë të vështira për t’u gjetur, kur moti është i ftohtë. Kështu, perimet që rriten në tokë, si panxhari, karota, rrepa etj e përballojnë të ftohtin. Pra, do hani ushqime të freskëta dhe do keni përfitime. Ju mund t’i gatuani në mënyra të ndryshme, dhe do furnizoheni me vitamina C dhe A.
Bollgur
Bollguri është shumë i përshtatshëm për mëngjeset dimërore, dhe siguron lëndët ushqyese të nevojshme për dimër. Bollguri ka shumë zink dhe fibra të tretshme. Është një ushqim që të gjithë mund të keni në shtëpi, sepse nuk kushton shtrenjtë.
Supa
Supa është një ushqim i përkryer për dimër, përsa kohë ka lëng, kripë dhe mish. Ju mund të gatuani supa pule, me perime, me oriz etj., ka plot receta supash, që ju mund t’i gatuani në ditë të ftohta dhe të hani shëndetshëm.
Sushi
Në ditë të ftohta, duhet të provoni dhe sushi. Zgjidhni rollakt me salmon ose ton. Të dyja janë burime të vitaminës D. Mos harroni që gjatë dimrit nuk merrni ekspozimin e nevojshëm në diell, dhe ky burim alternativ është shumë efektiv për forcimin e kockave.
Brokoli dhe lulelakër
Brokoli dhe lulelakra janë shumë të efektshme për shëndetin, sepse mbrojnë trupin nga sëmundjet e sezonit. të dyja janë të larta në vitaminën C, e cila forcon imunitetin. Nëse nuk e gjeni të freskëta, dritare.net ju sugjeron merrini të ngrira, sepse vlerat ushqyese i kanë të njëjta.