A është ftohur marrëdhënia e saj me Megi Pojanin? Dea Mishel flet hapur

Megi Pojani dhe Dea Mishel tashmë janë dy figura mjaft të komentuara të showbiz-it. Së fundmi, Dea ka qenë e ftuar në “Top Arena” ku ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Megi Pojanin. E pyetur nga moderatori Edi Manushi nëse marrëdhënia e saj me Megin është ftohur apo jo, ajo shprehet se:

” Së fundmi, kemi të dyja projektet tona nuk jemi parë aq shumë, jemi parë më shumë këtu në Top”- ia ktheu Dea duke hedhur poshtë thashethemet për një ‘ftohje’ mes tyre.

Po pajtimin e Megit me Dalinën si e priti? Dea e kaloi këtë pyetje me një buzëqeshje duke mos konfirmuar asgjë.

Më herët, Dea Mishel u përball me akuza pas një videoje që bullizonte fëmijët që jetojnë në jetimore.

Ja shpjegimi që dha Dea pak kohë më parë:

“Ndonjehere mendoj me ze te larte dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu une qesh kur me vjen per te qare, keshtu i procesoj emocionet. Ju lutem mos me perdorni per klikime, sme interesojne fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni te deshperuar. Kush eshte normal e ka kuptuar qe une skam pasur asgje dashakeqese, do ishte cmenduri te kisha. Madje me habisni sesi e keni transformuar situaten sikur une urrej apo tallem me femijet. Gjithsesi, dua te kerkoj ndjese per njerezit qe mund te jene prekur personalisht. Ju dua, mos u beni te keqinj. (Nuk e di kush ka qene kaq i shkathet sa e ka bere videon screen record ne 5 minuta gob bless u)”, ka shkruar ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *