E rëndë në Itali, 22-vjeçarit shqiptar i shpërthen granata në punë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 22-vjeçar shqiptar është plagosur gjatë punës.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarit i ka shpërthyer një granatë dorë teksa punonte dhe për pasojë ka marrë dëmtime. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Torino. I riu shqiptar ishte duke punuar në një ndërtesë që po rikonstruktohej.

Mësohet se 22-vjeçari po punonte me një lopatë duke larguar disa mbetje nga kopshti i ndërtesës. Granta raportohet të ketë qenë e Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital dhe ka marrë dëmtime në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *