Takimi me homologun grek, Xhaçka: Patëm një diskutim konstruktiv për marrëdhëniet tona Shqipëri-Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas takimit që zhvilloi me homologun Nikos Dendias në Athinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se ka zhvilluar një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes shteteve por, pa secifikuar tema konkrete ku më kryesorja është çështja e detit.

“Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri-Greqi.

Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit”, tha Xhaçka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *