Dokumentari i Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle duket se do të jetë më shpejt se c’e presim në Netflix, me raportime që thonë se do të debutojë më vonë këtë muaj, ndërsa ditën e sotme është publikuar trailer-i i parë i tij.
Ky dokumentar, ose sic quhet ndryshe “seriali dokumentar”, që ka trazuar jo pak ujërat e familjes mbretërore pa u shfaqur ende, duket se do të tregojë gjithë jetën e ciftit të famshëm, dshurinë e tyre, shkëputjen nga monarkia dhe ecurinë e shtatzënisë së Meghan.
Trailer-i nis me pyetjen: “Pse po e publikoni këtë dokumentar?”, ndërsa më pas shfaqen me radhë foto të tyre ekskuzive bashkë, po ashtu edhe pamje nga shtëpia e tyre, që në fakt e tregojnë për herë të parë, ndërsa Harry dëgjohet të thotë: “Askush nuk e di se çfarë ndodh në prapraskenë. Më duhej të bëja gjithçka për të mbrojtur familjen time.”
Në videon e postuar ka po ashtu foto nga fëmijëria e të dyve, çka do të thotë se kanë folur edhe për familjet e tyre, rritjen dhe gjithçka tjetër, ndërsa shohim edhe në një moment pamje të Princit William dhe Princeshës Kate Middleton, gjë që do të thotë ose që kanë konfirmuar ose kanë mohuar lajmet që ka një krisje në marrëdhëniet e tyre.
Në fund është Mehjan që jep përgjigjen e pyetjes së bërë në fillim: “Kur ka kaq shumë gjëra në lojë, përse mos ta dëgjoni historinë tonë të treguar prej nesh?”