Pas takimit me opozitën, komisioneri i zgjerimit të BE-së takohet me Vuçiqin dhe Brnabiqin

Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi do të takohet më 2 dhjetor në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

Varheji, i cili mbërriti në Serbi më 1 dhjetor, në të njëjtën ditë u takua me përfaqësues të opozitës në Serbi. Ai deklaroi në llogarinë e tij në Twitter pas atij takimi se BE-ja është me Serbinë “për të vazhduar rrugën e saj drejt BE-së”.

“BE qëndron pranë Serbisë për të vazhduar rrugën e saj drejt BE-së dhe mbështet progresin në reformat e mëtejshme”, ka shkruar Varheji.

Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, ku sfidat kryesore janë harmonizimi i politikës së jashtme me atë evropiane dhe zgjidhja e marrëdhënieve me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Beogradi zyrtar refuzon ta njohë.

 

Më 1 dhjetor, Varheji tha se një politikë e besueshme e zgjerimit është prioriteti kryesor i bazuar në parimet e “shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar”.

Në fund të nëntorit, Komisioneri Evropian për Zgjerim vizitoi Bosnje dhe Hercegovinën, ku u takua me Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, në Sarajevën Lindore.

Një ditë më parë në Sarajevë, ai u takua gjithashtu me përfaqësues të disa partive politike në Bosnje dhe Hercegovinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *