Të shtënat me armë në degën e PD në Kurbin, Berisha: Janë marrë masa disiplinore

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kurbin, ku një anëtar i PD pati përplasje me nënkryetarin gjatë mbledhjes së zhvilluar në degën e PD, ku më pas degradoi në përdorimin e armëve.

Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha tha se është marrë masë disiplinore ndaj dy personave të përfshirë, teksa ka paralajmëruar kandidatët se kushdo që mendon se ka mënyra të tjera për të fituar përveç votës gabon shumë rëndë.

Më tej, përsa i përket akuzave se kandidati që do kandidojë për Bashkinë e Tiranës është i paracaktuar, Berisha tha se këtë do e vendosë dita e dielë, kur do mbahen zgjedhjet e primareve.

“Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit, Komisioni elektoral i PD ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve, cilido që mendon për mënyra të tjera përveç votës gabon shumë rëndë, shkelmon vullnetin e tij dhe të gjithë demokratëve që duan të votojnë e të bëhen shembull me këtë proces demokratik. Me datën 4 dhjetor janë primaret, ftoj të gjithë kandidatët, të gjitha degët të bëjnë të mundur organizimin e një procesi transparent, të dorëzohet lista e kandidatëve aty ku nuk është bërë”, tha Berisha.

Pyetje: Në Kurbin problem ishte shtimi i simpatizantëve? Sa është rreziku për të manipuluar procesin e zgjedhjeve?

“Ky proces bazohet në votimin e anëtarëve dhe simpatizantëve për të minimizuar në një shkallë të caktuar ndikimet e njëanshme të tërësisë së anëtarëve, kandidatëve u janë dhënë formularë, e drejta për t’i tërhequr dhe për të inkurajuar simpatizantët që të regjistrohen, Në tërësi ka ecur mirë, ka pasur raste sporadike që kanë thënë ky është socialist etij, mirë nuk është por edhe krejtësisht apriori s’mund ta hedhës poshtë. Nëse vendos të më votosh, se kuptoj pse nuk vjen të më votosh. Janë të kufizuara dhe nuk ndikojnë në rezultate. Nuk e kam numrin e simpatizantëve s’kam shifra.

Për Tiranën e dini ju më mirë se kushdo tjetër, gara është ndër më të civilizuarat, Se kush është i favorizuar nuk e them sepse nuk e di, do e tregojë dita e dielë. Cilido paragjykimi nuk shërben, duhet të falënderoj të 7 kandidatë e Tiranës që me të vërtetë u bënë imazhi i kësaj gare, ishte një sukses si vërtetë. Është garanci për fitoren e 14 majit”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *