Qëlloi me armë në degën PD-së në Kurbin, lirohet nga burgu Van Rica

Anëtari i Partisë Demokratike, Van Rica, i cili u arrestua 3 ditë më parë, pasi qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në selinë e PD-së në Kurbin, është liruar nga Gjykata e Kurbinit.

Rica akuzohet për tre vepra penale armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishja e qetësisë publike.

Çështja ndaj tij u gjykua nga gjyqtari Olsi Skrame dhe prokurorja Matilda Fetahu.

Shkak për sherrin mes Van Ricës dhe Kastriot Markut, është bërë kërkesa për shtimin e simpatizantëve në listat e PD që do të votojnë me 4 dhjetor për primaret. Nga anëtari i PD, Van Rica është kërkuar që të shtohen disa simpatizantë ndërkohë kjo është kundërshtuar nga nën kryetari i kësaj dege Kastriot Marku.

Sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve por fatmirësisht asnjë nga personat nuk ka mbetur i lënduar. 53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *