Njihej si “El Padron”, dhe ishte “shefi” apo “njëshi” i padiskutueshëm i kartelit “Medelin” të kokainës në Kolumbi.
Pablo Escobar, u bë po aq i famshëm sa gangsteri italo-amerikan i viteve ’30-të, Al Capone, pasi edhe ai ishte njeriu i ambicieve hiperbolike, që kërkonte gjithmonë më shumë nga sa kishte.
Prej kolumbianit të kthyer në një ndër njerëzit më të pasur në botë, mbetet ikonike “Hacienda los Nápoles”, rezidenca e ndërtuar në vitin 1979, 130 kilometra larg qytetit të tij të lindjes, Medellin.
Escobari, që shpenzoi 70 milionë dollarë për të blerë terrenin brenda një ferme 350 km katrorë, donte të ndërtonte atje një aeroport, pishina e liqene artificiale. Nipi i vet, Nicolas, megjithatë e ka rikthyer së fundi xhaxhain në vëmendje për një tjetër detaj.
Ai thotë se e di kush e tradhtoi lordin e drogës.
“Në çdo familje ka rivalitet e urrejtje. I biri i Padronit pati pretenduar se ishte vëllai i tij, Roberto, gjithashtu narkotrafikant, ai që e preu në besë”,- thotë nipi i tij.
Por më pas, Nicolas i’u rikthye kësaj teme me një fjali të vetme: “Nëna e Pablos ia dorëzoi drejtësisë që ai të vritej”.
Duket se të afërmit e tjerë mendojnë pra se ka qenë e ëma e Padronit, Hermilda Gaviria, një grua e përshkruar si dinake dhe mjaft ambicioze, ajo që e shiti të shumëkërkuarin, pjesë të thesarit të të cilit vazhdojnë të dalin në dritë.
Vitin e kaluar, vetë nipi zbuloi në një nga rezidencat e xhaxhait 20 milionë dollarë të fshehur pas një muri.
/Priza.al/