Neymar u dëmtua në ndeshjen e parë të Botërorit, duke shqetësuar jo pak Brazilin. Gjërat duken më serioze nga ccfarë pritej dhe sipas babait të sulmuesit të Selecciaos, da Silva Santos, O’Ney do të mund të rikthehet në fushë vetëm për finalen.
“Unë mendoj se Neymar do të kthehet në fushë vetëm për finalen. E do të bëjë çmos për të ndihmuar shokët e tij të fitojnë kompeticionin. Gjëja më e rëndësishme është që ai të mund të kthehet në fushë në nivelin e tij maksimal.
Të gjithë e dinë që djali im ka një ndikim të madh në grup. Ai është numri një. Pele? Ai është lojtari më ikonë në botë, të gjithë e duan atë. Djali im shpreson që të bëhet mirë dhe i uron më të mirat” – Tha ai.