Uruguaji zhvilloi sot ndeshjen e fundit, në “Katar 2022”, madje dhe arriti fitoren por pa mundur dot të kalonte në fazën tjetër, për arsye golash.
Ndërhryja ndaj Edinson Cavanit, e cila nuk u dha si penallti nga ana arbitri pas shikimit të aksionit me sistemin VAR ka nxehur në maksimum sulmuesin e “celestes”.
“El Matador” është filmuar nga tifozët, teksa “shfryn” inatin duke goditur me grusht ekranin e VAR-it dhe pamjet e tij po bëjnë “xhiron” e Botës.