Nëse pas marrëdhënieve seksuale keni nevojë për përkëdhelje dhe përqafime dhe mashkulli juaj është i përgjumur, mos mendoni se po kërkoni shumë. Ndërsa shumica e burrave besojnë se aktivitetet seksuale kanë përfunduar kur një grua është e kënaqur fizikisht, perceptimi i grave është krejtësisht i ndryshëm.
Për kënaqësi të plotë seksuale, shumica e femrave kanë nevojë edhe për përkëdhelje, që do t’i bëjë të ndihen të qetë dhe të lumtur pas seksit. Përqafimi rrit prodhimin e oksitocinës nga trupi, hormoni i dashurisë. Sekretimi i tij rritet edhe gjatë orgazmës dhe kontribuon shumë në rritjen e humorit.
Intimiteti pas seksit është po aq i rëndësishëm për kënaqësinë e një gruaje sa paraloja, thotë Dr. Robin Millhausen, profesor i seksualitetit në Universitetin e Guelph. Shumica e femrave ndihen të pambrojtura pas seksit dhe disa minuta përkëdhelje tek femrat ngjall një ndjenjë sigurie.
Është një nga gjërat më të mira dhe më të lehta që mund të bëni për të përmirësuar marrëdhënien tuaj.
– Përqafimi pas seksit redukton stresin
– Përqafimi pas seksit përmirëson sistemin imunitar
– Përqafimi pas seksit ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
– Përqafimi pas seksit forcon lidhjen emocionale mes partnerëve