Përpara se të bllokohej sërish nga “Twitter”, Kanye West më herët lëshoi “bombën” e tij të rradhës. Përmes një postimi në rrjetin social, reperi pretendoi se ish-bashkëshortja e tij Kim Kardashian e kishte tradhtuar me lojtarin e ‘NBA’ Chris Paul.
Në lidhje me këtë, së fundmi ka reaguar ylli i “The Kardashians” duke hedhur poshtë akuzat e Kanye West.
“Page Six” citon burime pranë yllit televiziv, të cilët kanë kundërshtuar pretendimet e reperit, duke shtuar se kjo është një tjetër menyrë e Kanye për të dëmtuar figurën e Kim.
“Kjo nuk është e vërtetë dhe fatkeqësisht është një model i vazhdueshëm i Kanye duke sulmuar Kim për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas një dite me veprime të çmendura, ku ai ka thënë çdo gjë të urryer dhe fyese që mund të ëndërrojë”,-shtoi më tej burimi pranë Kim-it.
Kjo nuk është hera e parë që Kanye akuzon publikisht Kim për tradhti. Kjo ka ndodhur edhe më parë me Meek Mill apo Drake. Më herët, kujtojmë që Kim Kardashian dhe Kanye West kanë finalizuar divorcin e tyre.
Themeluesja e Skims, dhe CEO i Yeezy, do të kenë kujdestari të përbashkët me “qasje të barabartë” për katër fëmijët e tyre; North 9 vjeç, Saint 6 vjeç, Chicago 4 vjeç dhe Psalm 3 vjeç, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”.